Një zjarr i madh ka rënë në Shkodër. Nga informacionet e para, mësohet se zjarri ka rënë në disa banesa në kodrat e fshatit Bërdicë.
Zjarrëfikësit janë nisur drejt vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë që rrezikohen banesat e tjera.
Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e temperaturave të larta. Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret në disa zona për shkak të temperaturave të larta gjatë këtij muaji, sidomos në zonat e Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës.











