Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar sërish në rrjetet sociale lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë. Mesa duket, presidenti ende po vazhdon të jetë i bindur rreth kësaj ideje për të korrigjuar kufijtë.
Në statusin e tij në faqen zyrtare të ‘Facebook’, Thaçi ka falenderuar qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë përkrahës të vazhdueshëm të qëllimeve të përbashkëta për bashkimin Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën.
Statusi i plotë:
“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës. “











