Sebastian Rikard, 21 vjeç është kapur nga policia pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me një sasi të madhe armëesh me vete.
Ai ishte duke shkuar për në Gjermani. Policia e arrestoi atë teksa po i bënte kontrollin në pikën doganore të Muriqanit. Policia raporton se ai është shtetas suedez dhe u ndalua pasi i janë gjetur 19 mini-pistoleta.
21-vjeçari po udhëtonte me një linjë autobusi ku kishte me vete dhe pistoletat. Rikard i kishte fshehur në një çantë.
Ende nuk dihet sa kohë kishte i riu në Shqipëri dhe pse po i nxirrte armët jashtë Shqipërisë.













