Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Juventusit. Ylli portugez i cili u transferuar këtë merkato vere nga Reali i Madridit për një shifër që kap vlerën e 115 milion eurove, u zhbllokua përballë ekipit ku përfshiheshin lojtarë nga stoli i rezervave te bardhezinjtë.
I shërbyer nga Federico Bernardeski, 5 herë fituesi i Topit të Artë u gjend i vetëm përballë Perin dhe me një goditje të bukur e dërgoi topin në trekëndësh.











