Po i jepet lamtumira e fundit të 8 viktimave nga e njëjta familje të vrarë në mënyrë makabre nga 24 vjecari Ridvan Zykaj.
Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë dhimbjen dhe këtë tragjedi të ndodhur këtë të premte. Janë 8 arkivole të cilat do të vendosen njëri pas tjetrit aty ku ishte amaneti i kryefamiljarit, të varrosej në pronat e tij.
Kujtojmë dhe njëherë se kush janë viktimat:
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zyka (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)












