Një e moshuar 70 vjeçe është mbytur sot në det në plazhin “Ada” në Velipojë. Nga informacionet e para dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Ndonëse jo në territorin e tyre, disa vrojtuesi të një resorti privat i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Sipas pushuesve, ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta. Vonesa solli që gruaja të ndërronte jetë në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha.












