Të paktën katër persona raportohet se janë vrarë nga të shtënat në Fredericton, në lindje të Kanadasë.
Policia ka konfirmuar ngjarjen e cila ka ndodhur në zonën e Brookside Drive në mes Main Street dhe Ring Road këtë të premte, shkruan CTV news.
Policia thotë se incidenti është “në vazhdim” dhe i ka kërkuar banorëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre me dyert e mbyllura.
Policia Fredericton shkroi rreth incidentit të premten herët në një postim në Twitter.













