Janë vënë në pranga 51 abonentë për vjedhjen e energjisë elektrike.
Në një aksion të fundit, që prej 8 Gushtit, OSHEE ka konstatuar vjedhje flagrante.
Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit.
OSHEE thotë se është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që:
Vjedhin energjinë elektrike dhe dëmtojnë matësin.
Gjithashtu, “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet’, thuhet ne nenin 137.











