Sot kur çështja e shkëmbimit të territoreve në Kosovë është kthyer në një debat të nxehtë, para disa muajsh, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pari që kundërshtoi me ngulm këtë ide të shkëmbimit të territoreve.
U kalua përciptazi por, Basha mbajti qëndrimin e tij që më 20 korrik në takimin me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç.
Basha, siç thuhej në njoftimin për shtyp nga partia demokratike, i quante të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh, të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.
Siç duket lajmi që tani ka përfshirë politikanë e analistë nga e mbarë bota shqiptare dhe më gjerë ka qenë më herët në vëmendjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili e konsideron të rrezikshme për paqen dhe stabiliteti në rajon e më gjerë idenë e shkëmbimit të territoreve.











