E shtypën me makinë dhe më pas e lanë përtokë pa i ofruar ndihmë. Shqiptari i cili ndodhet në koma duke luftuar për të jetuar, raportohet të jetë ende në gjendje të rëndë.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta të ditës së djeshme afër qytetit të Milano-s.
Shqiptari mësohet të jetë 64 vjeç. Autori ende nuk është kapur nga policia pasi ia ka dalë të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Ishin kalimtarët që njoftuan ambulancën, pasi konstatuan trupin e gjakosur të shqiptarit në rrugë pas kalimit të makinës mbi trupin e tij.













