10 persona janë shtruar në urgjencën e Qendrës Spitalore Elbasan. Ata janë helmuar nga ushqimi pas u kthyen nga dasma.
Ditën e hënë, njëri pas tjetrit ata janë paraqitur në ambjentet e spitalit pasi kanë ndjerë shqetësime në shëndet.
Dasma ishte zhvilluar në një nga lokalet e njohura të qytetit të Elbasant. Sipas burimeve të spitalit, 3 prej tyre raportohen të jenë në gjendje kritike.
Qendra Spitalore e Elbasanit paralajmëron për kujdes ndaj ushqimeve pasi parashikohet që fluksi i personave të helmuar nga ushqimi të rritet.












