Seria A do të lejoj ri-përsëritjen e kamerave te VAR në ekranet e stadiumeve për sezonin e ri, por vetëm atëherë kur gjyqtarët do të marrin vendimin
VAR në Itali u përdorë prej sezonit të kaluar dhe pavarësisht kësaj kishte pasur sukses edhe pse në fillim kishte disa ankesa.
Një nga këto ishin fansat në stadium, të cilëve nuk i është rishfaqur në ekranet e mëdha, derisa spektatorët shpesh nuk dinin se pse po shtyhet ndeshja.
Sot Serie A, ka lëshuar një rregull për stadiumet për sezonin e ri, që ka të bëj me sesionet trajnuese por edhe teknologjinë e kalimi të vijës se golit.
Po ashtu këtu u fol për VAR’in e ri, të cilit për dallim nga sistemi i vjetër VAR tani do të shfaqet edhe në ekranet e stadiumeve “e cila gjë do të bëhet nga produksionet televizive” që po ashtu do të tregojnë këtë gjë.
Këto ri-përsëritje do të tregohen “Vetëm pasi gjyqtari ta merr vendimin”, dhe vetëm gjatë kohës kur ndeshja është e ndalur./g-e












