2 mijë rrënjë hashash janë kultivuar në malësinë e Krujës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital,i cili denoncon mbjelljen e kanabisit në fshatin, Shtjez në Malësinë e Krujës.
Bashkë me mesazhin, ish-kryeministri ka publikuar dhe fotot e parcelave në Malësi afër vendit të quajtur ‘Përroi i Gjatushit’.
Postimi i plotë i Berishës
Nje miremengjes per Noriegen nga arat e narkopartise ne Shtjez!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti berisha keto te dhena qe po ti dergoj jane ne fshatin,shtjez ne malesine e krujes jane mbi 2000 rrenje hashash,vendi i quajtur,përroj i gjatushit,Dol dhe komplet fshati shtjez.”












