Një makinë është djegur në Llogara.
Siç edhe duket në fotot e bëra nga Gent Shkullaku, makina tip ‘BMW’ ka marrë flakë në pjesën e motorit.
Mësohet se nuk ka të dëmtuar ne njerëz.

Zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë shuar flakët dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Fotot nga Gent Shkullaku, LSA.













