Ishte duke punuar për rregullimin e një muri rrethues, teksa la pa drita një zonë të madhe të plazhit në Durrës.
Sot, rreth ores 12:00, qytetari me inicialet Fatjon Xh., po punonte privatisht pranë banesës së tij, dhe ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).
Kabulli u dëmtua teksa po gërmohej për riparimin e murit rrethues.
Menjëherë, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durrës kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet ne komisariat, ndërsa nga ana e teknikeve po punohet për riparimin e demit dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.











