Është rrëzuar një helikopter teksa po shkonte të merrte nusen. Sikurse dita e dielë,është dita kur nusja del nga shtëpia e babait për të shkuar tek shtëpia e saj e re, dasmorët kanë menduar ta marrin në një mënyrë paksa të veçantë.
Por mesa duket, manovrimi i gabuar i pilotit ka sjellë që helikopteri të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Nga të dhënat paraprake, policia konfirmon lajmin e mirë se nga rrëzimi nuk ka asnjë të lënduar ndërkohë që ndodhet në vendin e ngjarjes.












