Një nënë 29 vjeçare nga Shqipëria ndërron jetë tragjikisht në spital në Itali. Nëna e dy fëmijëve Ngjarj Floriana Skendaj, ndërroi jetë dy ditë pas operacionit të tretë që kreu ne Spitalin Maggiore të Parmës.
Ajo u transferua urgjent pas dy ndërhyrjeve të para kryer në Fidenza. Më 29 qershor Floriana shkoi në spitalin e Vaio-s pas një inflamacioni të murit të legenit: që nga ai moment nuk doli me nga spitali, dhe aty gjeti edhe vdekjen.
Burri i të ndjerës, Adriano Riçhitelli ka paraqitur, përmes avokatëve të tij Filippo dhe Raffaele Poggi Longostrevi, një ankesë tek Prokurori Publik i Parmës për të hetuar të gjithë përgjegjësit.
Ndërkohë, policia ka sekueastruar kartelën e gruas dhe ka nisur hetimet, duke pritur të dhënat e autopsisë.
Shkaku i vdekjes eshte ende nuk është bërë i ditur. Gruaja jetonte me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë në Fontevivo.













