Një sasi e madhe prej 156 mijë eurosh janë sekuestruar në portin e Barit në Itali. Mediat italiane raportojnë se sasia e parave ishte drejtuar drejt Shqipërisë.
Janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe 2 kosovarë. Të arrestuarit janë shqiptarë, shqiptarë nga Kosova, një gjerman dhe një serb, të gjithë duke i nisur për në Shqipëri që u janë bllokuar para të paligjshme, të padeklaruara.
Kufiri i lejuar për të transportuar para kesh nga Italia është 10 mijë euro. Pasi kanë kaluar shumën e lejuar, policia ka bllokuar shumën dhe ka nisur menjëherë hetimet rreth dyshimeve të ngritura.












