• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria ia kalon edhe Gjermanisë, ndër 15 vendet me borxhin publik më të lartë në Europë, e para në rajon

droni by droni
2 August, 2018
in Ekonomi, Ekonomia, Kryesore, Politika
0
Shqipëria ia kalon edhe Gjermanisë, ndër 15 vendet me borxhin publik më të lartë në Europë, e para në rajon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me një borxh publik, që vlerësohet të ketë arritur në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rezulton e 14-a në Europë për nga niveli më i lartë i tij, në 35 shtete. Shifrat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat për 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për vendet kandidate (shih grafikun në fund).

Shqipëria ia kalon dhe shtetit më konkurrues të Europës, Gjermanisë, e cila pasi e rriti borxhin në rreth 80% të PBB-së pas krizës së vitit 2008, ka arritur ta ulë atë në 62.6% në tremujorin e parë 2018, sipas Eurostat.

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të parë të vitit 2018, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë (EA19) ishte 86.8%, krahasuar me 86.7% në fund të tremujorit të katërt të 2017. Në BE28, raporti u ul nga 81.6% në 81.5%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra në të dyja zonat e euros (nga 89.2% në 86.8%) dhe në BE28 (nga 83.6% në 81.5%).

Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, me 180.4% të PBB-së. Pas krizës së borxhit disa vjet më parë, ku statistikat e rishikuara nxorrën në pah një nivel të madh të borxhit publik dhe vendi rrezikoi der daljen nga euro, shteti helen ende nuk ka arritur ta ulë këtë tregues. Madje në tremujorin e parë, borxhi grek u rrit me 1.6 pikë përqindje.

Pas Greqisë me borxhin më të lartë në BE renditen  Italia (133.4%) dhe Portugalia (126.4%), dhe më të ulëtin e kanë Estonia (8.7%), Luksembourgu (22.2%) dhe Bullgaria (24.1%).

Më i larti në rajon

Shqipëria e mbylli 2017-n me një tregues prej 70.1% të PBB-së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kishte zbritur në 69%, që sipas të dhënave të Komisionit Europian për vendet kandidate është më i larti në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë arritur ta ulin ndjeshëm këtë tregues në të njëjtën periudhë, duke e zbritur atë në 59% të PBB-së në tremujorin e parë, pra 10 pikë përqindje më pak sesa tek ne.

Nga fqinjët, Serbia, brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Edhe në Mal të Zi borxhi ka zbritur në 59% të PBB-së.

Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria.

Niveli prej rreth 70% konsiderohet i paqëndrueshëm për vendet në zhvillim dhe me konkurrueshmëri të ulët, pasi aftësia paguese e borxhit mbetet e ulët. Për këtë arsye institucionet ndërkombëtare  rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së.

Në vitin 2015, Ministria e Financave parashikonte që në 2017-n borxhi të zbriste në 65.6% të PBB-së, kurse ekonomia të rritej me 4.5% në të njëjtin vit.  Financat parashikonin se një rritje reale mbi 4% ishte e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë. Por, faktikisht ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8%, sipas INSTAT, ndërsa borxhi publik qëndroi në rreth 70% të PBB-së. Sidomos në 2018-n, performanca buxhetore nuk ka qenë shumë ë e ulët sesa pritshmeritë, me një rritje minimale prej 2.2% për 6 mujorin.

Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa “1 miliard” në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka pritet ta rrisë më tej borxhin real publik (FMN ka kërkuar që PPP-të të regjistrohen si borxh publik që në momentin e parë të angazhimit dhe jo vetëm çdo vit si shpenzime korente). Monitor

Tags: borxhi publikshqiperia
Previous Post

Ndahet nga jeta i madhi Gaqo Cako

Next Post

Ekzekutohet me plumba pas shpine 23-vjeçari shqiptar në Itali

droni

droni

Next Post
Ekzekutohet me plumba pas shpine 23-vjeçari shqiptar në Itali

Ekzekutohet me plumba pas shpine 23-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.