• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Kalon Vetting-un konfirmohet në detyrë prokurori që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit

droni by droni
2 August, 2018
in Kronika
0
EMRI & FOTO/ Kalon Vetting-un konfirmohet në detyrë prokurori që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër prokuror kalon me sukses Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Gentian Osmanin, një nga gjashtë prokurorët që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“KPK e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të seancës së rivlerësimit kjo trupë gjykuese e vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentian Osmani”, deklaroi relatorja e çështjes.

Seanca dëgjimore u zhvillua dy ditë më parë, ndërsa Osmani zgjodhi të ballafaqohej personalisht me institucionit e Vetting-ut.

Prokurori Osmani kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë mund të rikonfirmohet. Ai ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

E vetmja pikëpyetje që u ngrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lidhur me pasurinë e tij, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, për të cilën komisioni ngriti dyshime.

Por Osmani dha shpjegime për të rrezuar gjetjet e trupës gjykuese.

Magjistrati rezultoi pa probleme në dy shtyllat e tjera, figura morale e aftësitë profesionale. Në përfundim Osmani kërkoi konfirmimin në detyrë.

Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Gentjan Osmani zotëronte një pasuri familjare prej 1.5 milionë lekë para fillimit të detyrës. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Osmani kapte vlerën 29 milionë lekë, duke regjistruar një rritje prej 19.4 herë, ose 1.97 milionë lekë çdo vit të deklarimit periodik.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.9 milionë lekë likuditete në bankë, 7.3 milionë lekë likuditete të deklaruara ‘cash’, pasuri të paluajtshme në vlerë 18.4 milionë lekë dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë. Të ardhurat e familjes Osmani janë në total 30.7 milionë lekë, nga të cilat 56.8 % vijnë nga të ardhurat e prokurorit nga funksioni dhe paga, 29.5 % të ardhurat nga paga e familjarëve, shtiblerja e pronave dhe automjeteve në masën 6.2 % dhe dhuratat ‘cash’ në masën 4.9 %.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat viti 2004, 2009 dhe 2013 rezultuan me probleme. Mosjustifikim i pasurisë për vitet 2004, 2009 dhe 2013 është në shumën totale prej 5,889,627 Lekë.

Në deklaratën e vitit 2004 deklarohet një apartament me vlerë 6 milionë lekë, për të cilin nuk jepet burimi i krijimit. Megjithëse data e krijimit për këtë apartament është viti 1996, deklarimi krijon dyshime nëse është apartamenti ekzistues i rideklaruar me vlerë tregu, apo është apartament i ri meqenëse dhe sipërfaqja ndryshon.

Në vitin 2009 bashkëshortja e subjektit deklaron dhuratë ‘cash’ nga prindërit në shumën 1,5 milionë Lekë, për blerjen e një apartamenti. Si flamur i kuq identifikohet edhe huamarrja në vitin 2009 në shumën 20 mijë euro, e cila mbahet ‘cash’ dhe përdoret pjesërisht në vitet në vijim. Në vitin 2010 subjekti ka shitur një automjet, pronësinë e të cilit nuk e ka deklaruar në deklaratat e mëparshme.

Gjendja e akumuluar cash me datë 31.12.2017 është 7,377,616 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr. 9049, datë10. 4. 2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, kufiri i lejuar për t’u mbajtur Cash është 1,500,000 lekë.

Tags: gentian osmanikonfirmimProkurorVetting
Previous Post

EMRAT/ Vdes shqiptari dhe italiani në Romë, ja shkaku

Next Post

FOTO GALERI/ Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 17 kg kanabis në makinë

droni

droni

Next Post
FOTO GALERI/ Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 17 kg kanabis në makinë

FOTO GALERI/ Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 17 kg kanabis në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.