Policia ka arrestuar 45 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale në Itali.
Ata janë kapur në rajonin e Kalabrisë dhe ata akuzohen për ‘Trafik ndërkombëtar droge’, ‘Tentativë vrasje’, ‘Grabitje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.
Në organizatë një rol të rëndësishëm kanë luajtur gratë që akuzohen për transmetimin e mesazheve midis bashkëpunëtorëve, madje edhe të paraburgosurve.












