Konfirmohet ne detyre prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi. KPK paraditen e sotme ka dhënë vendimin për prokurorin Muçi, i cili pas verifikimit ne te tre shtyllat e vetingut, e kaloi testin.
Seanca për te u drejtua nga Lulëzim Hamitaj, i cili u akuzua nga PD se ka falsifikuar certifikatën e anglishtes. Po ashtu anëtare ishte Brunilda Bekteshi, dhe ralator Olsi Komici.
Për Prokurorin Besnik Muçi, janë kryer verifikime në tre shtyllat kryesorë të Vetting-ut, pasuria, integriteti moral dhe aftësitë profesionale.
Sipas relatorit të seancës ILDKPKI ka deklaruar në raportin e saj se Muçi është në rregull nga ana e pasurisë me deklarimet periodike.











