Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka vendosur të komandojë një tjetër prokuror në kryet të institucionit të akuzës së Tiranës.
Pas shkarkimit dje të Dritan Rreshkës, nga ana e Komisionit të Vetting-ut, Marku ka vendosur të komandojë një tjetër prokuror.
Mësohet se Elisabeta Imeraj është komanduar në këtë detyrë.
Imeraj është prej vitesh prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa është një nga hetueset e dosjes së ‘Tahirit’.
Genci Qano i cili u përfol si drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, mësohet se nuk e ka pranuar propozimin e bërë.











