Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi do të verifikohet nesër në procesin e vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Muçi kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndërsa pak muaj më parë u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm me argumentin se nuk përmbushte kriterin e vjetërsisë në punë, pasi i mungonin vetëm 15 ditë.
KPK ka një komision të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
Besnik Muçi e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit së bashku me vlerësimin e aftësive profesionale dhe kontrollin e figurës, por në disa KPK nuk ka shyrtuar tjetër të dhënë vec pasurisë.











