Policia e Mallakastrës ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 764 bimeve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Në pranga u vunë shtetasit A.L, 24 vjeç, N.A, 48 vjeç, A.A, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër”.
Po ashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat. Materialet i Kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.











