Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Adem Demaçi.
Lajmin e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Kuvendi i Kosovës e ka mbajtur një minutë heshtje dhe më pas ka ndërprerë punimet.
Demaçi është dënuar me njëzet e tetë vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”.
Ai ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.











