• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfimi i vecantë i Spartak Ngjelës:”Pse jam ende beqar dhe nuk kam lënë trashgimtarë?”

droni by droni
25 July, 2018
in Kryesore, speciale
0
EMILAJNO ALEKSI/ Spartak Ngjela mitoman dhe sharlatan
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Spartak Ngjela ka dhënë një intervistë paksa ndryshe nga herët e tjera, teksa i ftuar në emisionin e Jonida Vokshit, “Thurje”, ka rrëfyer për bukurinë femërore dhe se sa i meritojnë meshkujt shqiptarë, femrat shqiptare.

Ai po ashtu ka rrëfyer edhe arsyen se përse nuk ka preferuar që të martohet dhe të lërë trashëgimtarë.

Pjesë nga Intervista në “Thurje”:

Jonida: Doja të flisnim pak për femrat. Një pjesë e rinisë tuaj ka qenë në periudhën e Enverit, një pjesë në periudhën e demokracisë, a mund të na thuash si ka ndryshuar femra para 90’ pas 90’, përsa i përket inteligjencës, bukurisë?

Ngjela: Përsa i përket bukurisë është i njëjti kualitet, ndoshta është me shekuj kështu, sepse unë e kam ndjekur me vëmendje bukurinë tuaj, por përsa i përket nocionit të liberalizimit, liberal në kuptimin e mirë të fjalës, emancipimit, elita e femrave të Tiranës, ishte pothuajse si sot, në kuptimin e emancipimit dhe antimaskilizimit.

Nuk kishte beteja, se nuk kishte liri, beteja ka filluar tani. Ajo që kam vënë re me vëmendje është se atëhere nuk ishte shumë e hapur dashuria paramartesore, ishte dashuri plus martesë, ose dashuria baraz me martesë.

Dashuri që dështonin dhe që ishin shpallur nuk ishin shumë komode, por Tirana nuk e ndjente deri në këtë pikë, qytetet e tjera, po. Përsa i përket ndryshimit është që femra erdhi ta shumonte bukurinë në këto 20 vite te fundit, sot teza ime që ju them avokateve që punojnë me mua, në kuptimin e stafit, mendoj se bukuria është sheshit, intelekti është i rrallë.

Jonida: Ju madje keni thënë që femra shqiptare është me e bukura në botë…

Ngjela: Po është dhe unë ju jap prova për këtë. Sot, po të hapësh në Google, princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollywood para disa vitesh, është princesha shqiptare e oborrit të Egjipit dhe e deklaron vetë që është shqiptare. Më pas Irena Papas është shqiptare, ti i ngjan pak asaj, e kam fjalën te syri skenik.

Unë kam biseduar me njerëz që kanë ardhur këtu, më kanë thënë bukuria ështe padiskutueshme, klasi ende nuk është në nivelet e duhura.

Jonida: Çfarë  duhet të bëjë një femër shqiptare që të ketë më shumë klas?

Ngjela: Nuk e ka në dorë femra, mashkulli nuk i krijon mondanitet, mungon jeta mondane.

Jonida: Nëse marim mashkullin shqiptar, sa e meriton ai femrën shqiptare?

Ngjela: Pyetja është e vështirë, mund të ta them kur të dalim jashtë, por po jap një fakt të vërtetë, një avokat më gjithë të shoqen që vinte nga një vend i rëndësishëm perëndimor, më mori në telefon e me tha do vij në Shqipëri, dua të më ndihmosh, ajo e shoqja kishte marrë një fond për të investiguar studentët shqiptarë, flas 4-5 vite më parë, unë i thashë studentët shqiptarë i ke të gjithë në kafene, kalo te rruga e Elbasanit , te Treni, te Materniteti, dhe te Sheshi Nënë Tereza, nëpër lokale  etj, etj, detaje si këto. Mbasi mbaruam bisedën, i thashë të bëjmë një marrëveshje, dua pasi të mbaroni të vini të më thoni diçka rreth rezultateve.

Ata e kishin mbaruar dhe erdhën pas 10 ditësh. Midis të tjerash më tha gjetëm diferencë moshe, midis vajzës dhe djalit, minimumi kanë diference 12-13 vjet, femra është më e madhe, më bëri përshtypje sepse i njoh pyetjet për moshën nga profesioni, si e konstatuat i pyeta?

Gruaja më tha se meshkujt kanë humor infantil, të nivelit të fëmijës, kurse femrat rrinë të mërzitura. Ndodh si fenomen, femra ka diferencë në gjithë botën, por jo kaq të madhe. Në një bisedë që bëra me Kadarenë, i thashë që qytetërimi vjen nga gruaja, ai tha ‘do të na ndodhë si në Rusi’, ai ka qënë student atje, dhe ata e kanë këtë diferencë.

Jonida: Ndërkohë, ajo që më erdhi ndërmend është një shprehje juaja për femrën. Ju thoni, nëse deri në moshën 30 vjeç një vajzë si ngjan gruas do mbetet përherë vajzë.

Ngjela: Shprehja ime është “Bukurinë nuk e ka vajza, por gruaja”. Që të gjitha mikeshat e mia, sa janë vajza, s’ju pëlqen kjo gjë, kur bëhen gra më thonë ‘po e di që e ke të vërtetë’. Kjo është kryesorja, po duhet të jetë grua. Shprehja e dytë është “Ne s’kemi grua”, përjashtimi nuk rrëzon rregullin. “E bukur deri në fund”, në çdo etapë të vet duhet të jetë e bukur, madje kreshendo, bukuritë e mëdha na e kanë dhënë këtë shembull. Më e bukur 40 vjeç sesa 20, 21, dhe unë ju them atyre të njohurave  të mia, bëjini yzmetin, ta keni deri në fund…

Jonida: Meqë po flasim për bukurinë femërore, së fundmi është fenomen që shumë femra bëjnë operacione plastike për të ndryshuar imazhin, diçka që nuk ndihen komode me veten duke u kthyer në shumë të ngjashëm me njëra- tjetrën, si e shihni këtë fenomen?

Ngjela: Sa më shumë do rritet shkenca e ndërhyrjes kirurgjikale, aq më masive do jetë, bukurinë e duan të gjithë, po t’ju them diçka, kam pas marrëdhënie pune me 2-3 avokate, dhe kur vinin të mërzitura në punë i thoja marrëdhënia më e keqe është me rrugën, po s’të panë ty në rrugë ti vdes, po unë nuk shoh që ty s’të shohin në rrugë ndaj kij mendjen këtu.

Këtë e kërkon çdo femër, ato që se kanë, e ndjejnë rëndë, ato që  e kanë e kanë krenari sepse ky jetë është fenomen estetik dhe mendor.

Por, fenomeni estetik është e bukura që tenton të vërtetën, tani të vijmë tek e bukura që nuk tenton të vërtetën, por është  krijuar në laborator apo sallë operacioni, nuk është se e dëmton atë qe e ka bërë se më mirë të jetë e pranueshme se e papranueshme estetikisht.

Jonida: Më gjithë këto përshkrime, detaje për femrën, pse nuk keni preferuar të martoheni, të lini trashëgimtarë?

Ngjela: Nuk dua që t’ja injektoj të tjerëve mendimin tim, por shkurt po ju them. Martesa është risk, duhet ta marrësh përsipër. Është risk i madh. Janë 2 gjëra të cilat tipi duhet t’i pranojë, dhe tipi nuk i pranon. Është risku i vazhdimësisë dhe bashkëjetesa e gjatë.

Tags: spartak ngjela
Previous Post

Vala e të nxehtit që po “përvëlon” qytetarët, flasin shkencëtarët

Next Post

Sexy, elegante dhe përvëluese…, Oriola Marashi “të fut vapën” me fotot e fundit

droni

droni

Next Post
OFERTA & FOTO GALERI/ Modelja shqiptare “zemërgjerë”: Bëj seks me mua dhe fito para

Sexy, elegante dhe përvëluese..., Oriola Marashi "të fut vapën" me fotot e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.