Myslym Bakërri, efektivi i policisë që u aksidentua 10 ditë më parë ka ndërruar jetë.
Efektivi i Policisë Rrugore të qarkut Berat ishte në krye të detyrës, duke patrulluar në aksin Ura Vajgurore – Kuçove, kur u përplas me një mjet tjetër, tip Volsvagen.
Mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në kanal. Efektivi Bakërri, u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.
Funksioni i tij në Policinë e Shtetit ishte: “Trup shërbimi në sektorin e qarkullimit rrugor” të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.











