• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

droni by droni
25 July, 2018
in Rajoni
0
Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot me datën 25.07.2018, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes punës hetimore dhe operative në funksion të implementimit të plant operativ “Stop fajdes dhe detyrimit” në dy zona të ndryshme, ka realizuar me sukses dy operacione policore, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar të involvuar në vepra penale si: fajde, armbajtje pa leje, kanosje dhe shtytje në vetëvrasje.

Një operacion bastisjeje është realizuar nga ora 06:00, në Shtime, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet K. S. (viti i lindjes 1986), si dhe në shtëpinë e tij janë konfiskuar disa dëshmi materiale: një revole e tipi BROËN, cal. 9mm, gjashtë copë fishekë dhe shënime me emra të personave të cilëve dyshohet se i njëjti u ka dhënë para me fajde.

Operacioni tjeter është realizuar në Lipjan, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet B. M. (viti i lindjes 1983), ku në shtëpinë e tij, gjithashtu janë gjetur dëshmi me shënime relevante për dhënie të parasë me fajde.

Veprime hetimore lidhur me rastin janë ndërmarrë pas pranimit të informacioneve se personat e dyshuar, ia kanë dhënë viktimës së rastit para me fajde në vlerë prej një mijë (1.000) euro, në fillim të këtij viti, ndërsa tani kërkojnë nga ai njëzet e katër mijë (24.000) euro, si kamatë në emër të fajdes.

Gjatë kësaj periudhe, të dyshuarit tashmë të arrestuar nga Policia, kanë kanosur me jetë viktimën, me qëllim që t’ua jap paratë dhe si pasojë e presionit të ushtruar nga të dyshuarit, i njëjti po ashtu gjatë muajit qershor të këtij viti ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje.

I gjithë operacioni për arrestimin e të dyshuarve është realizuar me urdhër të gjykatës kompetente dhe është mbështetur nga njësitet relevante policore rajonale, duke përfshirë edhe njësitë e specializuara.

Pas proceduarve të intervistimit të dy personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia, bazuar në mandatin e saj ligjor mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret fajdesë dhe detyrimit.

Qëllimi i këtyre operacioneve policore është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me VP të fajdesë dhe detyrimit.

Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim është i domosdoshëm.

Vlen të potencohet se në këtë aspekt PK-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë me qytetarët, ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës dhe falënderues.

Me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde&detyrim ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktoni Policinë e Kosovës në tel: 192, 0800 19999, ku ju sigurojmë se të gjitha informacionet tuaja do të trajtohen me seriozitet.

Previous Post

Emigracioni, Hungaria dërgon 30 policë në kufijtë e Maqedonisë

Next Post

Vdesin nënë e bir shqiptarë në aksidentin ujor në Ulqin, babai në koma

droni

droni

Next Post
Vdesin nënë e bir shqiptarë në aksidentin ujor në Ulqin, babai në koma

Vdesin nënë e bir shqiptarë në aksidentin ujor në Ulqin, babai në koma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.