Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Vendimi u deklarua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese përbëhet nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko ndërsa Zaganjori nuk ishte i pranishëm në seancë.
Në seancën dëgjimore të 20 korrikut, Zaganjori u shpreh se kishte mbështetur reformën në drejtësi dhe se kishte dorëzuar të gjithë dokumentet e nevojshme. Ndërkohë relatorja Palema Qirko ishte shprehur se procesi i rivlerësimit ndaj Zaganjorit se të ardhurat nuk justifikojnë pasuritë e vëna nga subjekti.
Pritet të jetë zbardhja e që do të sqarojë si është marrë vendimi.
Procesi i rivlerësit ishte bërë me përparësi për shkak të pozicionit të Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë












