Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës kanë marrrë djegie të rënda gjatë punës.
Dy punëtorët raportohen se ishin duke punuar për të riparuar një defekt të shkaktuar nga cikloni i djeshëm në nënstacionin elektrik të qytetit.
Arsyeja e këtij incidenti ka qënë pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike, të cilat në momentin e gabuar iu kanë shkaktuar plagë të shumta në trup.
Dy punonjësit janë dërguar menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë ku po trajtohen dhe po marrin mjekim të specializuar.











