Çlirim Kasa, 30-vjeç,u zu me vjehrrin e tij M.S 63-vjeç. Pas një konflikti për motive të dobëta, ai i ka vënë zjarrin shtëpisë së vjehrrit.
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan raportohet se shtëpia e 63-vjeçarit është djegur plotësisht nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”, të parashikuar nga nenet 151/2 , 130/a të Kodit Penal.











