• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PADIA/Kisha Ortodokse pronare e kompanisë private që ndërton HEC-e

droni by droni
23 July, 2018
in Ekonomi, Ekonomia, Kryesore
0
PADIA/Kisha Ortodokse pronare e kompanisë private që ndërton HEC-e
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “C & S ENERGY”, e cila zotëron 3 HEC-e mbi një degë të Shkumbinit dhe është në pronësi të Kishës Ortodokse, është paditur nga Bashkia Librazhd për dëmtimin e një ure, ndërsa i kërkohet të riparojë edhe një urë të dytë të dëmtuar nga shkarkimet e ujit prej digës që shërben si ujëmbledhës.

Bashkia Librazhd ka paditur “C & S ENERGY” shpk” në pronësi të Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila zotëron tre HEC në territorin e saj për dëmtimin e një ure. Juristi i bashkisë Bujar Pishkashi i tha BIRN se padisë mund t’i shtohen edhe dëmet në një urë të dytë po në të njëjtën rrjedhë uji.

Padia civile në Gjykatën e Elbasanit e bërë në maj thotë se kompania, e cila administrohet nga Harallambe Gjoka, përmes ndërtimi të tre HEC-ev dhe devijimit të rrjedhës së degëve të Shkumbinit (Rrapun, Lunik dhe Gurakuq) ka dëmtuar urën e varur në Togëz.

Ndërkohë në një letërkëmbimin mes bashkisë me kompanisë të cilin BIRN e disponon, kompanisë i kërkohet të riparojë edhe urën që lidh me Librazhdin fshatrat Kuturman e Marinaj, e cila sipas bashkisë dhe banorëve është dëmtuar nga shkarkimet pa kontroll të ujit prej digës së HEC të ndërtuar pak metra mbi të.

Në rastin e parë siç del nga padia kompania ka refuzuar përgjegjësitë, ndërkohë që në rastin e dytë përmes një letre të 15 janarit 2018, kompania ndërsa nuk merr përsipër fajin për shkaktimin e dëmit, thotë se do të angazhohet, duke këmbëgulur ta quaj atë “dhuratë” dhe jo dëmshpërblim. Megjithatë sipas Bashkisë Librazhd, deri sëfundmi kompania nuk ka bërë asnjë përpjekje për të riparuar dëmet në asnjërën prej urave.

I pyetur për padinë Thoma Dhima, zëdhënësi i Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila përmes kompanisë Eko Vepra zotëron 100 për qind të aksioneve të kompanisë “C & S ENERGY”,  që menaxhon HEC-et, tha se nuk kishin dijeni për të.

Dhima në emër të kompanisë tha:

Ne nuk dimë asgjë për një gjë të tillë nga bashkia. Me bashkinë kemi pasur marrëdhënie të mira”.

Kastriot Gurra, kryetar i Bashkisë së Librazhdit tha në një bisedë telefonike, se padia ishte ndërmarrë pasi ishin “ezauruar  të gjitha hapsirat dhe kërkesat ligjore”. Ai shtoi se  “subjekti nuk ka dashur tu përgjigjet shkresave  zyrtare  të dërguara nga  ana e Bashkisë, dhe kjo na jep të drejtën ligjore të drejtohemi gjykatës”.

Padia për urën e Togëzit

Ura e varur e Togëzit është e vetmja mënyrë për të lidhur me qytetin e Librazhdit një lagje fare pranë tij, por sipas ekspertëve të Bashkisë Librazhd, ajo është tashmë e dëmtuar dhe rrezikon jetën e banorëve që kalojnë aty.

Në padinë që bashkia ka dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit thuhet:

Gjendja e rënduar e urës së varur në Togëz, jo vetëm që ka nevojë për ndërhyrje mirëmbajtjeje, por nevoja është që ndërhyrja të bëhet në mënyrë emergjente pasi rrezikohet jeta e banorëve.”

Sipas padisë që bashkia ka bërë ndaj koncesionarit, shqetësimi për dëmet që i janë shkaktuar urës nga devijimi i lumit dhe nga puna e makinerive të rënda pranë saj kanë filluar disa vite më parë, por kompania nuk ka marrë përsipër detyrimet me gjithë kërkesat e vazhdueshme.

Ndërkohë në mars bashkia i dërgoi një kërkesë të fundit kompanisë, ku e njofton se bazuar në kontratën koncesionare dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe marrëveshjet me ish-Komunën Qendër, ajo duhej të ndërhynte për të riparuar urën ose të paguante dëmshpërblimin. “

Në Akt-Marrëveshjen dt. 19.02.2014 lidhur ndërmjet Komunës Qendër, Librazhd dhe Shoqërisë Koncesionare “C & S ENERGY” shpk është rënë dakord që shoqëria “C & S ENERGY” shpk, të ndërhyjë në rikonstruksionin e urës së varur bazuar në propozimin e komisionit të ngritur dhe brenda mundësive të saj financiare të kontribuoj për zgjidhjen e problemit”, thuhet në padi.

Sipas padiësë dëmi në urë ka ardhur pikërisht nga puna e koncesionarit.  “Ndryshimi i drejtimit të rrjedhjes së lirë të lumit Rrapun nga subjekti ndërtues i objektit HEC —it “Rrapun 3 – 4” pranë urës ka ndikuar në formacionet shkëmbore mbeshtetëse të këmbës lindore të urës së Varur në Togëz”, thuhet në padi. Po ashtu aty theksohet se një rrugë e ndërtuar buzë lumit ka bërë që rrjedha të godasë këmbën e urës duke e dobësuar atë. Aty thuhet edhe se ura është goditur nga mjetet e rënda që kanë kaluar poshtë saj gjatë punimeve duke krijuar të tjera probleme.

Nga padia mësohet se bashkia kishte tentuar disa herë të binde kompaninë të paguante dëmin, por kjo e fundit ka refuzuar. Bashkia thotë se vetëm pas refuzimit të përgjegjësive nga kompania, që në padi del të ketë ndodhur në prill të këtij viti, u vendos të ndërmerrej padia. “Shkaktimi i dëmit ka ardhur nga veprimi i paligjshëm i shoqërisë “C & S ENERGY” shpk”, thuhet në padi, ndërsa vlerësohet se dëmi i shkaktuar është 11 milion lekë.

Ura e Kuturmanit

Por letërkëmbimi mes bashkisë dhe koncesionarit zbulon se kompanisë që zotërohet nga Kisha Ortodokse i është kërkuar në vijim edhe zhdëmtimi dhe kthimi në gjendje fillestare edhe i urës që lidh me Librazhdin fshatrat Kuturman dhe Marinaj. Kjo urë e cila ndodhet vetëm pak metra poshtë digës që shërben si ujëmbledhës për HEC-et “Rrapun 3 dhe 4”,  sipas bashkisë është dëmtuar sërish nga shkarkimet e pakontrolluara të ujit në vitin 2017.

Ndryshe nga ura e varur në Togëz e cila është vetëm për këmbësorë, ura e dytë është pjesë e një segmenti automobilistik, që filloi të ndërtohej me urën në fillim të viteve 90’,  dhe përfundoi e asfaltuar pas një sërë peripecish vetëm në vitin 2013. Në letërkëmbimin mes ish-komunës dhe më pas bashkisë me kompaninë, del se ura filloi të dëmtohej menjëherë pas fillimit të punës për ndërtimin e digës së HEC.

Disa herë prej 2014 kompanisë i është kërkuar të kthejë në gjendje fillestare urën, asfalti i të cilës u dëmtua nga makineritë e rënda. Nga letërkëmbimi del se kompania rivendosi shtresën e asfaltit, por në vitin 2017 bashkia i shkroi asaj sërish duke i kërkuar të ndërhynte për të riparuar dëmet e shkaktuara në këmbët e urës nga shkarkimet e ujit. Specialistët e bashkisë thanë se gërryerja nga uji i shkarkuar prej digës, kishte dobësuar këmbët e urës të cilat kishin nevojë për përforcim.

Në një kthim përgjigje të janarit 2018, kompania nuk pranon përgjegjësi as për këtë rast, duke thënë se nuk bëhej fjalë për keqmenaxhim të basenit ujor prej saj, por për “reshje dhe aluvione të mëdha të përmasave katastrofike, gjë e cila ka bërë që i gjithë vendi jonë të përfshihet në problematika të ngjashme me këtë të cituar nga ju”.

Në letër sidoqoftë kompania pranon se mund të ndihmojë duke thënë se “Kjo ndihmë është një dhuratë që shoqëria jonë i bën zonës” dhe duke premtuar bashkëpunim për të zgjidhur problemin. Përndryshe nga kompania juristi i bashkisë Librazhd Bujar Pishkashi tha se ishte mundësia që kërkesa për dëmshpërblim edhe për këtë urë do i bashkangjitej padisë së parë, menjëherë sapo të fillonte gjyqi.

Në një komunikim me telefon zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima tha se kompania kishte marrëdhënie të mira me bashkinë dhe me banorët “i kishte zgjidhur problemet”. Ai tha se ajo kishte riparuar dy herë urat.

Por kreu i bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra dha në një bisedë telefonike një panoramë tjetër të marrëdhënieveve mes palëve, duke theksuar se kompania ishte treguar “indiferente” ndërsa thotë se “nuk do bëjmë kompromis dhe jemi për mbrojtjen e komunitetit, natyrës dhe nuk tolerojmë askënd që shkel ligjet”./Birn

Tags: birnHeckisha ortodoskeLibrazhdpadia
Previous Post

FOTO/ Me kaçavida në duar, kapet banda e hajdutëve në Dibër

Next Post

Mundësi pune në Gjermani, lehtësohen procedurat

droni

droni

Next Post
Gjermani, kërkohen 5 mijë infermierë dhe inxhinierë, ja si të aplikoni

Mundësi pune në Gjermani, lehtësohen procedurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.