Aleanca për mbrojtjen e teatrit i ka bërë një kërkëse presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ku i kërkojnë rishqyrtimin dhe kthimin e ligjit në parlament.
Ata në kërkesën e tyre, shkruajnë se presidenti është garant i Kushtetutës. Çeloaliaj në fjalën para medias, thotë se ky ligj godet rëndë trashëgiminë kulturore dhe mbi të gjitha është një ligj që i hap rrugë ndërtimeve të kompanive dhe fuqizimit të tyre.
Ata shpresojnë që ky ligj të mos dekretohet pasi cënon artistët, balancën mes pushteve, trashëgiminë dhe integritetin e vendit.
Qëndresa më shumë se 6 muaj për mos shembjen e teatrit ka fituar një konsesus publik, por gjithashtu ka marrë tashmë dhe përmasa evropiane.











