Ervid Palaj, 29-vjeçari arriti të shpëtonte të fejuarën e tij, por nuk mundi të diltë vetë nga uji. Ndonëse pushuesit dhe personeli mjekësor i dhanë menjëherë ndihmën e parë, ata nuk mundën të shpëtonin 30 vjeçarin.
Sot, është ish kryeministri Sali Berisha ai i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e Ervidit dhe ka nderuar figurën e tij.
“Nderim te veçante per ju Ervid Palaj, sot dhe rinine dhe jeten si nje hero i vertet i familjes, per te shpetuar te fejuaren dhe motren tende nga kthetrat e vdekjes qe mizorisht te mori pergjithmone.
Miq, le t’i shprehim ngushellime familjes se Ervidit!”, shkruan Berisha.












