Një viktimë tjetër u shënua në mesditën e së dielës në plazhin e Velipojës, në zonën e Vilunit.
Viktima është një 30-vjeçar me inicialet E.P., nga fshati Dajç i Shkodrës. Sipas të dhënave të para i riu u fut në det të nxirrte nga dallgët të dashurën e tij por nuk ia ka dalë të shpëtojë vetë.
Megjithë ndihmën e dhënë, 30-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.
Që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në plazhin e Velipojës kanë humbur jetën në det dy persona.











