• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KE kërkon shpjegime për shembjen e teatrit, 15 pyetjet për qeverinë shqiptare

droni by droni
21 July, 2018
in Politika
0
KE kërkon shpjegime për shembjen e teatrit, 15 pyetjet për qeverinë shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian në një dokument të dërguar i ka bërë 15 pyetje qeverisë ku i kërkon disa shpjegime.

Një nga pyetjet ka qënë dhe ajo për ligjin “Fusha”, që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave deri në 21 kate.

Ishte letra e 4 deputetëve në datën 11 Korrik që vuri në lëvizje Komisioni Europian. Ndërsa kundërpërgjigja e letrës iu dorëzua komisioneri Hahn nga Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel.

Sqarimet e dhëna nga qeveria në përgjigje të argumentave në letrën e 4 deputetëve të opozitës nuk ka bindur ekspertët në Komisionin Europian.

Kjo i ka detyruar ata të sjellin në Tiranë një kërkesë shtesë për qeverinë, e cila përmban 15 pyetje konkrete, të firmosura nga Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian.

Komisionit i kërkon qeverisë shqiptare arsyet e caktimit të një kompanie private, kriteret ligjore të përzgjedhjes së kësaj kompanie dhe sesi caktimi i drejtëpërdrejtë i saj siguron trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin dhe konkurrencën dhe sesi ligji i posaçëm nuk i siguron Fusha shpk pëfitime ekonomike preferenciale.

PYETET E KOMISIONIT EUROPIAN PËR QEVERINË SHQIPTARE

1. Ju lutemi jepni një përshkrim të detajuar të projektit të parashikuar dhe transaksioneve përkatëse midis palëve të përfshira duke përfshirë të dhënat financiare themelore.
2. Në mungesë të tenderit publik, ju lutemi shpjegoni sesi autoritetet do të sigurojnë që asnjë përfitim ekonomik selektiv nuk do t’i jepet Fusha sh.p.k si rezultat i kontratës së parashikuar.
3. Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumentat në lidhje me ndikimin e tregtisë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë (pjesa nr.1) përmendet se ligji vetëm përcakton kushtet e një procedure të posaçme për negocimin dhe nënshkrimin e kontratës për zhvillim në zonën e Teatrit Kombëtar. Megjithatë, ju lutem kini në konsideratë se nëse ligji zbatohet dhe kontrata përfundon, duhet të merret parasysh efekti mbi tregtinë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim, në përputhje me jurisprudencën e BE-së nuk është e nevojshme të përcaktohet se ndihma ka një efekt real mbi tregtinë, por vetëm nëse ndihma mund të ndikojë në tregtinë e tillë. Ju lutemi referojuni Njoftimit të Komisionit mbi nocionin e ndihmës shtetërore për shembuj konkretë dhe ofroni argumente relevante në këtë rast në lidhje me efektin e mundshëm në tregti si në nivelin e kompanisë të zgjedhur për të kryer punët, dhe operatorin e teatrit.
4. Cila është arsyeja e caktimit të një kompanie private për të kryer projektin pa konkurrencë?
5. Pse bëhet kjo në formën e një ligji specifik?
6. Meqenëse ligji parasheh një “Komitet Negociues” kryesisht për përcaktimin e kushteve të kontratës me kompaninë private të përzgjedhur, përse ky Komision nuk është ngarkuar edhe me përzgjedhjen e vetë kompanisë?
7. Duket nga dispozitat e ligjit se shumë elemente themelore të kontratës dhe performancës janë ende për t’u përcaktuar. Duke marrë parasysh këtë, a mund të shpjegoni elementet që janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së kompanisë private të propozuar nga ligji për kryerjen e projektit?
8. Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumenta (nr. 2) duke theksuar se “Ligji i miratuar jo vetëm që nuk ka zgjedhur paraprakisht ndonjë entitet privat, por ndërmjet kushteve të tjera ligjore në fuqi, gjithashtu ka parashikuar disa kërkesa shtesë që entiteti privat duhet të përmbushë (…) “, ju lutemi sqaroni se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së kompanisë private që e drejtoi këtë projekt?
9. A ishte vetëm fakti se ai ka titull ligjor mbi një tokë dhe një ndërtesë (selinë e kompanisë së tij) në një zonë pranë teatrit?
10. Nëse po, ju lutem shpjegoni se si këto kritere përzgjedhëse sigurojnë që parimet bazë të prokurimit publik (trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca) janë ndjekur?
11. Duke iu referuar kundër-argumentave (nr.4) ku thuhet: “Rregullimi I kësaj situate atipike ligjore nuk mund të realizohet perms procedurave dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin e koncesionit / partneritetit publik privat për shkak të arsyeve të mëposhtme (…) “Ju lutem sqaroni cilat dispozita në legjislacionin shqiptar të prokurimit publik lejojnë një zgjidhje të tillë ligjore?
12. Zgjidhja ligjore e dhënies së drejtpërdrejtë si përputhet me parimet themelore të prokurimit publik, pra trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca?
13. Një zgjidhje e tillë ligjore si përputhet me nenin 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për kontratat publike duke lejuar qasje jodiskriminuese për kompanitë e palëve në tregjet e njëri-tjetrit përsa i përket prokurimeve publike?
14. Për më tepër, duke qenë se pala private nuk do të marrë asnjë kompensim financiar nga buxheti i shtetit, ju lutemi shpjegoni se cili është lloji i kompensimit që do të marrë përpërfundimin e punimeve?
15. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e publikut dhe të palës private në kontratë?

Tags: 15 arsyeKEqeveria Ramashpjegime
Previous Post

‘Qyteti që po degradon çdo ditë’, ish-presidenti i shqetësuar thirrje qytetarëve

Next Post

Lëviz me makina të blindura dhe me armë, pse nuk kapet shqiptari i kërkuari në Belgjikë

droni

droni

Next Post
Ndihmoi në fushatën e deputetit të Ps, shqiptari kriminel i kërkuar nga Belgjika fshihet në Shkodër

Lëviz me makina të blindura dhe me armë, pse nuk kapet shqiptari i kërkuari në Belgjikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.