Tërmetet janë bërë pothuajse të përditshëm dhe godasin në orët e para të mëngjesit. Katër lëkundje tërmeti janë shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë është regjistruar në orën 01:09 minuta me epiqendër në Peqin. Më vonë në orën 03:56, një tërmet me magnitugë 2.2 është regjistruar në Gjirokastër.
Sipas Institutit, tërmeti i fundit është shënuar në orën 04:51 me epiqendër në Vorë. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për dëme, sepse lëkundjet kanë qenë të lehta.
Shqipëria është prekur nga një numër i madh tërmetesh, të cilat deri më tani fatmirësisht nuk kanë shkaktuardëme.












