Ka përfunduar takimi me ambasadoren Vlahutin dhe me artistët për teatrin Kombëtar. Njnë një deklaratë para mediave, pas takimit, u shprehën se folën për të gjitha problemet në lidhje me ndërtimin e teatrit.
Alert Çeloaliaj në fjalën e tij falenderoi ambasadoren që në ditët e fundit të saj në detyrë ka pranuar të dëgjojë shqetësimet e tyre në një takim të posaçëm.
Sipas tyre, BE ka ngritur një grup të cilët do ta shqyrtojnë ligjin për shembjen e teatrit kombëtar dhe do të kthejë një përgjigje së shpejti.
Artistët kanë informuar ambasadoren ende në detyrë, për qëndrimin e tyre ndaj mos shembjes së teatrit kombëtar duke argumentuar detajisht dhe duke treguar shqetësimin e tyre.
Në fund, në deklaratën e tyre, ata i bëjnë apel presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin për shembjen e teatrit i cili është antikushtetues dhe shfarros kulturën disa vjeçare të artit shqiptar.











