Është shkarkuar nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e Komisionit të Pavarur të kualifikimit.
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, pas seancës dëgjimore ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
Artan Zeneli kandidoi më herët për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Zeneli nuk deklaroi refuzimin dy herë rresht të dhënies së vizës amerikane. Por gjykatësi i ka sqaruar në dëgjesë se ai kishte pasur dy viza dhe kur kishte plotësuar formularin i ishte hequr vetëm ajo turistike.
Nga kontrolli aritmetik e logjik bërë nga BIRN, në deklaratat e Artan Zenelit ka disa vlera që nuk përputhen.
Për shembull, në deklaratën e vitit 2010, 3 milionë lekë pasuri nuk mund të justifikohen me të ardhurat e çiftit Zeneli.











