E kalon me sukses një tjetër prokurore sfidën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Tiranës Antoneta Sevdari.
Mësohet se vendimi është dhënë sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia. Ndërkohë prokurorja Sevdari është kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë, gjë që u vërtetua edhe pas konstatimit nga ana e KPK-së. Komisioni i pavararur i kualifikimit gjykoi dhe doli në përfundimin se pasuria e Sevdarit ishte me burime të ligjshme.
Nga ana tjetër, drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dha një raport pozitiv për prokuroren, që gjykonte pozivisht atë për vazhdimin e detyrës.












