Sulmuesi argjentinas kaloi një javë pushime në Karaibe me gruan e tij dhe tre fëmijë dhe bëri një ndalesë të shkurtër në Barcelonë përpara se të shkonte në një destinacion të ri.
Vendi i zgjedhur për pjesën tjetër të pushimeve është edhe një herë ishulli i Ibizas.
Gjatë ditës së sotme, Messi u shoqërua nga familja e tij që shijonte një ditë në plazh.
Vitin e kaluar Messi ka kaluar disa ditë në Ibiza me Luis Suarezin, Cesc Fàbregasin dhe familjet e të dyve.














