Lojtari më i ri i Interit, 16 vjeçari Pasquale Carlino është aksidentuar mbrëmjen e së hënës në Itali. Ai ishte në një motër kur u përplas nga një makinë.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat italiane. Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria La Carità, ku 16-vjeçari ishte pasagjer në motorin që drejtohej nga një mik i tij.
Pas aksidentit, ekipi i tij ka shkruar në Tëitter një mesazh për ta motivuar talentin e ri. ”Forca Pasqule, i gjithë Interi është me ty”.













