Ka humbur jetën njëri nga personat e plagosur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
3 makina u përplasën, njëra prej të cilave thuajse u shkatërrua.

Nga aksidenti u plagosën 2 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Pikërisht i riu Xhemal Goga 25 vjeç ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.











