Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi u bë i njohur prej kohësh, por në futboll nëse një futbollist nuk prezantohet para mediave nuk quhet një futbollist i klubit.
Megjithatë, Cristiano Ronaldo e ka bërë fakt të kryer këtë marrëveshje, me portugezin që ka zbarkuar në Torino ditën e djeshme dhe pas pak minutash do të flas për herë të parë si juventin.
Momentalisht, Ronaldo ndodhet në ambjentet e “Allianz Stadium” ku ka takuar shokët e skuadrës së re, dhe më pas do të dal në konferencën për shtyp.











