Është refuzuar kërkesa e avokatit të Enea Ftojt. Prokuroria e Korçës ka refuzuar kërkesën për riekspertimin e organeve, pasi pala mbrojtëse nuk është e bindur në ekspertizën e parë.
Avokatët nuk pranuan ekspertizën mjeko ligjore, sipas se cilës Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore. Babai i Enea Ftoit ka thënë se po mundohet që të mbulohet e vërteta.
“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto, që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas tek atletet kemi gjetur gjurme gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj. Do ta kërkojmë të vërteten deri në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë babai i Enea Ftoit.
Prokuroria pak kohë më parë akuzoi 3 efektivët e komisariatit të Korçës për mosdhënie ndihme ndaj Enea Ftojit, të riut që vdiq në qelitë komisariat. 3 efektivë të policisë sipas prokurorisë e kanë të lënë të vdiste Enea Ftoin, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme.











