Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 262 kg drogë në brigjet e Brindisit në Itali.
Sipas mediave italiane droga ndodhej në një gomone, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Siç raportojnë mediat italiane droga kapte vlerën e 3 milion eurove, ndërsa në pranga është vënë një 26 vjeçar nga Brindisi.
Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshirë si dhe saktësimin e origjinës së lëndës narkotike.











