Ata u shpëtuan që të gjithë fatmirësisht pas 17 ditëvë brenda një shpelle me trajnerin e tyre. Futbollistët e vegjël janë të shtruar ende në spital ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Por BBC, ka qënë pranë tyre duke siguruar kështu dhe fjalët e para të tyre përmes një video-mesazhi nga spitali.
“Hello, jam Adul, tani jam shumë mirë” thotë njëri prej tyre. E ndërsa një tjetër thotë; mos u shqetësoni më për ne”’. Falenderimet e atyre për shumë njerëz nga e gjithë bota që kanë treguar mbështetje ndaj tyre ishin të pranishme në video.
Ndërkohë nuk kanë munguar as shakatë e të vegjëlve kur iu drejtohet pyetja çfarë ushqimi do të donit të hanit. Fëmijët po e marrin veten shumë shpejt dhe çojnë mesazhe paqësore për ata që i suportuan dhe u solidarizuan me ta.












