Aksi rrugor që lidh Tiranën me Durrësin sërish do të jetë shkaku i bllokimeve dhe vonesave në qarkullimin e automjeteve.
Edhe sot si e dielë, pritet që të ketë një radhë e gjatë mjetesh si pasojë e qindra pushuesve që kthehen nga plazhi. Por për këtë situate,policia rrugore e Durrësit apelon drejtuesit e mjeteve që të shmangin oraret e pikut.
“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshmë për të shmangur fluksin. Kërkojmë nga ato të jenë të kujdshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.












