Mes fishekzjarreve shumëngjyrëshe dhe trofeut në dorën e kombëtares franceze është mbyllur turneu i 21-të i Kupës së Botës.
“Gjelat” e siguruan titullin pas një 90 minutëshi vërtet spektakolar në ndeshjen finale me Kroacinë. Plot 6 gola për të përcaktuar fituesin e një turneu të çmendur dhe me shumë surpriza, me Francën që triumfoi me shifrat e thella 4-2, në “Luzhniki Stadium” të Moskës.












